“Mjaft se e kemi dëgjuar njëherë”- Ismail Kadare mesazh lexuesve në panairin e librit: – Ne shkruajmë për ju, duam të dimë çfarë mendoni
20 Nentor 2022
Shkrimtari Ismail Kadare ka dhënë një mesazh për lexuesit mesditën e sotme në panairin e librit.
Ai u shpreh se lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë pasi autorët duan të dinë se çfarë mendojnë ata kur marrin një vepër në dorë.
“Mirëdita. Vetëm një fjalë… hajde gjeje vetëm një fjalë, është shumë e vështirë, është e pamundur zoti botues.
Ju përqafoj të gjithëve, lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë, ne shkruajmë për ju, ne kemi mendjen tek ju, ne duam të dimë çfarë mendoni ju a na pëlqeni a s’na pëlqeni, apo thoni ‘mjaft se këtë që thotë ky e kemi dëgjuar njëherë’. Ju uroj gjithë të mirat”, u shpreh ai.
Gazeta Panorama