Mjalti më i shtrenjtë në botë prodhohet afër Shqipërisë, bën mrekulli dhe kushton 5 mijë euro kilogrami
Mjalti më i shtrenjtë në botë prodhohet afër Shqipërisë, bën mrekulli dhe kushton 5 mijë euro kilogrami
SHKURT 2021
Mjalti “Elvish Honey”, që në shqip përkthehet “Mjati i Elfëve”, konsiderohet si më i shtrenjti në botë dhe kushton 5 mijë euro kilogrami dhe është shumë i lartë dhe i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë.
Ky mjaltë i veçantë prodhohet nga bletët në mënyrë mjaft natyrale në luginën Saricayr, por jo në kushte normale. Karakteristika e këtij lloj mjalti është se ai nuk mblidhet në koshere normale, siç jemi mësuar që t’i shohim, por direkt nga shpella, thuajse 2000 metra e thellë, ku bletët e prodhojnë pa pasur nevojë për ndonjë strukturë shtesë.
Shpella në fjalë është motivi që mjalti shitet me çmim të lartë: është i pasur me minerale të çmuara, duke i dhuruar cilësi dhe karakteristika që nuk mund të gjenden në asnjë lloj mjalti tjetër në botë.
Zbulimi i këtij mjalti i atribuohet bletërritësit turke Gunay Gunduz, i cili 5 vjet më parë vuri re se bletët hyjnë dhe dalin nga shpella.
Fenomeni i çuditshëm bëri që Gunduz të mësojë më shumë rreth shpellës dhe me ndihmën e ekspertëve të sektorit të futej në thellësi të saj, duke mundur që të gjente koloninë e bletëve të përqendruar në prodhimin e mjaltit të shijshëm, direkt në muret e shkëmbit. Që në herën e parë, bletari ka gjetur 18 kg mjaltë. Kilogramët e parë të mjaltit dolën në ankand ku u shitën me një shifër rekord: 48 mijë euro kilogrami. Sipas tij mjalti ka mjaft veti kuruese dhe ky është shkaku që ai ka çmim të lartë.
Gazeta Sot