Mjekja Eva Duraku: – Shtohen në masë sëmundjet kardiovaskulare. – Vrasësi i heshtur është…
30 Shtator 2024
Mjekja kardiologe Eva Duraku, e ftuar në një studio televizive, ka ofruar këshilla të vlefshme lidhur me sëmundjet kardiovaskulare në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës.
Ajo theksoi se sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë mbi 50% të të gjitha vdekjeve në vendin tonë, ndërsa sëmundjet kronike të zemrës përbëjnë më shumë se 40% të rasteve.
Duraku shpjegoi se faktorët si duhani dhe alkooli ndikojnë ndjeshëm në shfaqjen e këtyre sëmundjeve, sidomos në moshë të re.
“Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur që mund të sjellë probleme serioze për shëndetin,” tha ajo. Gjithashtu, ajo theksoi se një pjesë e popullsisë vuan nga sëmundje të stabilizimit të sheqerit, të cilat dëmtojnë enët e gjakut.
Mjekja nënvizoi se sfida kryesore mbetet parandalimi i sëmundjeve, duke inkurajuar popullatën të jetë e vetëdijshme për rreziqet dhe të adoptojë një stil jete më të shëndetshëm.
“Sëmundjet kardiovaskulare në vendin tonë zënë mbi 50% të të gjitha vdekjeve në total. Ndërkohë sëmundjet kronike të zemrës shënojnë më shumë se 40%, kemi shifra shumë të rëndësishme për të marrë në konsideratë. Sëmundjet kanë shumë faktorë në vetvete që sjellin shfaqjen e këtyre sëmundjeve në moshë të re. Ato që ndikojnë janë edhe duhani edhe alkooli.
Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur dhe mund të shfaqë probleme serioze në shëndetin e përgjithshëm. Një pjesë e popullsisë vuan edhe nga sëmundje të stabilizimit të sheqerit, duke bërë që të kemi dëmtim të enëve të gjakut. Sfida kryesore është parandalimi i sëmundjeve”, u shpreh ajo.