Mjeku flet për rastin e rëndë në Durrës: Të gjithë që kanë kontaktuar më të do dalin pozitiv
Mjeku flet për rastin e rëndë në Durrës: Të gjithë që kanë kontaktuar më të do dalin pozitiv
10 MARS 2020
Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10.
Mjeku Pëllumb Pipero tha se gruaja që ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit, me shumë mundësi ka infektuar edhe shumë persona rreth saj.
“Është me tub dhe frymëmarrje të drejtuar. Është një rast i rëndë. Nuk kam të dhëna se sa vonë i është bërë analiza. Nëse personi ka pasur histori udhëtimi është bërë gabim që analiza nuk i është bërë më shpejt. Nëse mjekët janë ekspozuar pa mjete mbrojtëse kanë bërë gabim. Kini parasysh që mjekësia nuk është shkencë ekzakte, edhe ne bëjmë gabime. Po bëhet gjurmimi i të gjitha kontakteve. Unë besoj se të gjithë do dalin pozitiv por t’ja lëmë kohës,” tha Pipero në Opinion.
Gazeta Sot