![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/05/800-0-3646678db599ee24b2d60eacfa9b3947.jpg?fit=800%2C450&ssl=1)
Mjeku i njohur tregon sa muaj zgjat imuniteti që lënë vaksinat anti-Covid
Mjeku i njohur tregon sa muaj zgjat imuniteti që lënë vaksinat anti-Covid
3 MAJ 2021
Mjeku Kita Sallabanda, shprehet se imuniteti që lënë vaksinat anti-covid, zgjat deri 6 muaj ose një vit.
“Deri më tani sipas të dhënave imuniteti që lënë këto vaksina, është 6 muaj, por sipas shkencëtarëve, imuniteti mund të zgjasë edhe 1 vit. Por mund të kthehemi në procesin e vaksinave të gripit, çdo vit mund të bëjmë nga një vaksinë për të ruajtur imunitetin.
Por megjithatë akoma nuk i kemi të dhëna të plota mbi kapacitetin e mbrojtjes të këtyre vaksinave, duhet të kalohen edhe disa muaj që të shohim rezultatet”, tha Kita Sallabanda për Ora News.