Mjeku i QSUT futet në vetëkarantinë: – Vizitova 3 të sëmurë, na dërgojnë pa veshje speciale, vetëm me maskë kirurgjike
Mjeku i QSUT futet në vetëkarantinë: – Vizitova 3 të sëmurë, na dërgojnë pa veshje speciale, vetëm me maskë kirurgjike
11 mars 2020
Ilir Allkja, mjek në Urgjencën e QSUT, ka njoftuar përmes një videoje në Facebook se është futur vetë në karantinë, pasi konstatoi se kishte vizituar pa veshejn speciale tre pacientë që rezultuan më pas pozitivë me koronavirus.
Në videon e tij, ai bën thirrje për pajisjen e mjekëve me veshjen speciale, ndërsa thotë se ata po dërgohen në rastet e dyshimta me vetëm një maskë kirurgjike.
“Po shërbejmë me vetëmohim. Unë sot jam i vetëkarantinuar deri sa të verifikohet gjendja ime shëndetësore pasi dje kam vizituar tre pacientë me koronavirus, pa veshjen speciale. Më dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordonimit të Urgjencave na dërgojnë pa veshjet speciale në raste që na i paraqesin dhe neurologjike apo gastroentorologjike, por kemi konstatuar se janë raste me koronavirus. Kemi shkuar atje me maske kirurgjike ndërkohë që duhej të shkonim me veshje të posaçme. Kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore dhe drejtorin: Kërkoni dhe pyesni nëse pacientët kanë temperaturë dhe simptoma të koronavirus. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar. Ju lutem na nisni veshjen speciale për çdo rast të dyshuar, veshjet vlejnë shumë më pak se sa jeta jonë”, tha ai.
Gazeta Panorama