Mjeku i QSUT: – Mendoj se koronavirusi ka hyrë në Shqipëri.
Mjeku i QSUT: – Mendoj se koronavirusi ka hyrë në Shqipëri.
05/03/20
Mjeku infektiv i QSUT Pëllumb Pipero, është shprehur në “Opinion” se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri. Po ashtu, mjeku tha se personalisht mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.
“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pasi ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë.
Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, tha ai.
Nga: mapo.al