Mjeku i ‘Traumës’ jep alarmin: – Me këto ritme largimesh të bluzave të bardha, pas pak vitesh nuk do kemi më mjekë. –
Mjeku i ‘Traumës’ jep alarmin: – Me këto ritme largimesh të bluzave të bardha, pas pak vitesh nuk do kemi më mjekë. –
08.11.19
Largimi masiv i mjekëve drejt emigrimit po boshatis edhe qendrat spitalore në Tiranë. Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani thotë se në spitalin e Traumës ka shumë vende të mbetura bosh nga largimi i mjekëve.Dogjani thotë se është momenti që qeveria të shpallë alarmin SOS pasi me këtë ritëm pas disa vitesh rrezikon që vendi të mbetet pa mjek. Deklaratat profesor Dogjani i bëri pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë.
Për mediat e interesuara mjeku foli edhe për ngarkesën në punë që bie cdo ditë në kurrizin e mjekëve të spitalit të Traumës. Sipas Dogjanit janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar cka në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma.Kjo sipas mjekut është shkaktuar nga rritja alarmante e kasidenteve me të vdekur e të plagosur. Sipas mjekut dëmet në njerëz nga aksidentet e rendisin shqipërinë të parën në rajon. Mjeku apelon shtimin e kapaciteteve të spitalit të traumës që ka mbetur njësoj me para viteve ‘90.
Gazeta Shqiptare