Mjeku Tritan Kalo ngre alarmin nga Covid: – Shqipëria ndodhet në tehun e thikës

Koha është e maskarenjve, por ATDHEU i Shqiptarëve” (A. A.)….

11 NËNTOR 2020

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e nis këtë mëngjes me një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët, por edhe politikanët, teksa vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Mjeku Kalo e nis mesazhin e tij me fjalët se “Kryefjala e përpjekjeve tona dheatyre mbarëbotërore është PËRPJEKJA në përballjen me “flamën e shkaktuar prej infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19”.

Por, teksa bën thirrje që të mos shpërndahen vetëm informacione terrorizuese, dhe që politika të mos merret vetëm me mbushjen e xhepave, Kalo thekson se “HQIPËRIA e këndej dhe andej Dirinit gjindet në tehun e thikës të ekzistencës shëndetsore, ekonomike dhe politike MBARËKOMBËTARE”.

Statusi i plotë

KOHË KOVIDIANE…12.11.2020….KRYEFJALA e përpjekjeve tona dhe atyre mbarëbotërore është PËRPJEKJA në përballjen me “flamën e shkaktuar prej infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19”, POR fjalia përbëhet edhe nga pjesëza të tjera dhe jo vetëm nga kryefjala…..JETA jonë po futet në shtegun qafëthyes të të qënurit e përqëndruar vetëm e vetëm CO-VID, një “flamë mbarëbotërore” e cila po BASHKË (CO) – ZBRAZ (VID), jo vetëm jetët njerzore nga ekzistenca e tyre fizike, POR që po zbraz edhe mëndjet tona nga mënyrë normale e të arsyetuarit dhe të komanduarit të veprimeve tona…..JETA ka dhe segmente të tjera të ekzistencës së saj sikundër janë edhe puna për të mbijetuar në këto kushte të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, përpjekjet e prindërve dhe edukuesve tanë për të shkolluar fëmijët, të këtyre gonxheve shpresëdhënëse për ardhmërinë tonë po në këto kushte të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe mbingarkesën dhe përpjekjet e agjensive ligjzbatuese për të siguruar rend dhe siguri në këtë “katrahurë” të imponuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet për të lulëzuar jetët e atyre që gjinden në kushtet e vështirësive, që u imponon kufizimi fizik e mendor shumë individëve me aftësi të kufizuar në këto sfera të ekzistencës së qënieve humane në të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet për mbijetesë të atyre mijra e mijra individëve që humbën vëndet e punës të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe punën e përditëshme të mijra e mijra individëve që punojnë në hidroçentrale, fabrika, kantjere të përmirsimit të infrastrukturës sonë rrugore, jeta ka edhe punën e atyre qindra e qindra fermerëve që po bëjnë më të mirën e tyre për të prodhuar në këto kushte shumë të vështira të imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, jeta ka edhe përpjekjet e mijra e mijra artistëve tanë të arteve pamore, teatrore, poetëve, instrumentistëve, shkrimtarëve në këtë katrahurë të imponuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”, etj.etj….

JU NA MBYTËT nga ekranet televizive, nga faqet e shtypit të shkruar apo të rrjeteve sociale vetëm me informacione TERRORIZUESE për gjithshka ndodh apo nuku po ndodh në lidhje me këtë “flamë mbarëbotërore”…. JU NA MBYTËT nga ekranet televizive, nga faqet e shtypit të shkruar apo të rrjeteve sociale vetëm me informacione TERRORIZUESE për “qënërinë” tonë politike që mezi presin të shqyejnë njëri-tjetrin jo për INTERSAT tona dhe të MËMËDHEUT tonë, POR vetëm e vetëm për të shqyer xhepat e tyre të pangishëm ne këto 30 vite DEMON-KRACI me para a pasuri…BOLL MË!!!….SHQIPËRIA e këndej dhe andej Dirinit gjindet në tehun e thikës të ekzistencës shëndetsore, ekonomike dhe politike MBARËKOMBËTARE….NUKU e kemi lluksin të meremi me “Panairin e kotësivë” tuaja klasë/kastë/glasë politike e TRANZIOCIONIT të pafundëm të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….Na duhet vetëm e vetëm BASHKIM i energjive tona fizike, mendore, ekonomike e politikbërëse për tu përballur jo vetëm me vështirësitë e imponuara prej kësaj “flame mbarëbotërore”, por edhe më vështirësitë e imponuara nga ALBANOFOBIA e shumë qarqeve në Europë dhe jo vetëm….JETA nuk jetohet VIRTUALISHT….”Koha është e maskarenjve, por ATDHEU i Shqiptarëve” (A. A.)….TOGETHER for EVER!!!

Gazeta Shqip