Mjekut Arjan Pushi i ndaluan mushkëritë, mund të shpëtonte por Shqipëria s`ka aparaturën

1 korrik 2020

Shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti ka folur per situaten e koronavirusit ne vend por edhe per vdekjen e doktorit Arjan Pushi.
Ai ka treguar se Shqiperia nuk e disponon ate pajisje qe shume vende te botes e perdorin per trajtimin e pacienteve me koronavirus ne rastet kur mushkerite e tyre ndalojne se punuari.

Gjatë bashkëbisedimit ne ABC News, gazetari Endri Xhafo e pyeti mjekun për pajisjen “Ecmo”, të cilën Shqipëria nuk e disponon. Mjeku sqaroi së bëhet fjalë për një pajisje që bën oksigjenimin artificial të gjakut, duke lënë në qetësi mushkëritë, dhe në këtë mënyrë ndihmon pacientët e intubuar nga Covid-19. Sipas Priftit 50% të të sëmurëve që janë në Ecmo dhe janë me Covid kanë arritur të mbijetojnë.

Edvin Prifti: Është një pajisje që ka lindur në kardiokirurgji në botë dhe është një pajisje që në Shqipëri nuk përdoret sepse nuk disponohet, por është përdoret në ne qendra që bëjnë transplante.

Bën oksigjenimin artificial të gjakut, pa e intubuar njeriun duke e lënë mushkërinë në një qetësi absolute dhe është përdorur në rastin e gripit të derrit dhe në raste ekstreme te pacientëve me Covid, sepse mund të shfaqin edhe formën ku mushkëria nuk funksionon sikurse edhe edhe profesor Pushi. Ose mund të shfaqet në një formë tjetër që është insuficencë të të gjitha organeve. Në rastin e dytë ecmo ka pak të ngjarë që të ketë një efekt pozitiv.

Ndërsa, në rastin e parë ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv dhe përllogaritet që në 50% të të sëmurëve që janë në Ecmo dhe janë me Covid kanë arritur të mbijetojnë. Përqindje shumë e lartë. Mbase në Shqipëri përqindja mund të jetë më e vogël, për faktin e eksperiecës.

Në varësi shkon nga 60-70 mijë euro. Në një emision Arben Gjata na e premtoi se kishte një premtin nga universiteti i Barit për të bërë disa dhurata për aparate të tilla, por më pas nuk e di çfarë u bë.

Nga:LajmiFundit.al