Mjeshtëri i shquar beratas, argjendari Agathangjel Mbrica
Mjeshtëri i shquar beratas, argjendari Agathangjel Mbrica
Babai i tij Dhimitraq Mbrica ishte një rrobaqepës i specializuar për të bërë xhamadanë dhe fustanella.
Mjeshtëri i shquar beratas, argjendari Agathangjel Mbrica, lindi me 6 Janar1883 në qytetin e Beratit, (në Kalanë e Beratit) në një familje artizanësh.
Nga mosha 14 vjeç, Agathangjel Mbrica filloi të punonte si një nxënës i argjendarit Aleks Kola në dyqanin e tij. Një ndikim në përfitimin e zanatit pati familja e nënës së tij, mjeshtrëit e familjes Buda.
Agathangjel Mbrica ishte një nga argjendarët më të njohur në Shqipëri. Veprimtarine e tij artizanale e ushtroi në Berat dhe më pas në Gjirokastër.
Ishte një artist i metaleve të cmuara, punimet e tij janë shumë objekte me vlera kishtare, objekte zbukurimi ku duhen veçuar bizhuteritë.
Në shënjë mirënjohje, por dhe përkrahje mbi çështjen e integritetit të Shqipërisë, paria e qytetit te Beratit i dërgoi një pendë ari në formën e puplës dhuratë drejtorit të gazetës (Gazeta “Posta e Shqypnies” 1916-1918, Shkodër) Atë Gjergj Fishtës, të punuar me mjeshtëri nga argjendari beratas.
Ai pergatiti me kërkesën e mësuesve të Beratit një medalje prej ari për të nderuar Avni Rustemin, një aktivist dhe mësues
Në vitin 1938, ai realizoi një shqiponjë dykrenare prej ari si dhuratë për Zogun I, mbreti i Shqipërisë.
Në vitin 1950, ai realizoi një pëllumb ari (si një simbol i paqes), i cili u përdor për të nderuar Joseph Stalin
Shumë nga veprat e Agathangjel Mbricës u frymëzuan nga ngjarje fetare. Vepra e tij më e njohur është një ikonë e madhe prej ari me titull Largimi i Profet Elias (Koleksioni i Muzeut Ikonografik Onufri).
Mjeshterinë e tij e trashegoi i biri, Pali, dhe një prej kushurinjve të tij, Milto Mbrica,
Agathangjel Mbrica ndroi jete ne 4 Prill 1957 në qytetin e Gjirokastrës.
Huazuar nga: Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat