“Mjeshtërit e pikturës shqiptare në vitet 1883–New1944” ne nje liber arti. (foto).-
Nga: Alma Kodra. -Veprat më të mira të pikturës shqiptare, që datojnë në shekullin e 19 dhe 20 para vendosjes së sistemit komunist vijnë të përmbledhura në një libër-katalog. Xhoan Guga, autor i “Mjeshtërit e pikturës shqiptare në vitet 1883–1944” është kujdesur që të krijojë një përmbledhje të veprave të realizuara nga brezi i parë i piktorëve shqiptarë, shumë prej tyre të panjohur për publikun e gjërë.
Botimi përfshin veprat më përfaqësuese të tyre si dhe vepra që konsideroheshin të humbura e që dalin për herë të parë në sytë e publikut.
Bëhet fjalë për piktorë të shkolluar në akademitë më të mira perëndimore dhe që ishin në kontakt me rrymat e kohës në pikturë.
Veprat janë përzgjedhur në fondin e Galerisë Kombëtare, koleksionet private dhe ato familjare duke sjellë veprat më të famshme të Kol Idromeno, Abdurrahim Buzën, Vangjel Tushit, Zef Kolombi, Andrea Kushi, Vangjush Mio, Ndoc Martini, Androniqi Zengo Antoniu, Sadik Kaceli, Hasan Reci, Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo, Qamil Grezda, etj.. Gazeta Mapo ka botuar disa foto nga brendësia e këtij libri unik mbi artet pamore.