Mjeshtri i punimit të gurit, ekspozitë mbresëlënëse. –
Mjeshtri i punimit të gurit, ekspozitë mbresëlënëse
Mjeshtri i madh i punimit të gurit, Gëzim Hidri, një artist i veçantë e shembull frymëzimi për talentet e reja, prej disa ditësh ka hapur një ekspozitë mbresëlënëse në kopshtin e Presidencës.
Presidenti I Republikës, Ilir Meta ka shprehur kënaqësi të shihte sot nga afër 34 veprat e tij të artit, të punuara aq mjeshtërisht dhe të vlerësuara maksimalisht nga qindra dashamirës, vendas dhe të huaj, të artit e të kulturës shqiptare.
“Të stimulojmë artin e të promovojmë punën krijuese e gjithë atë pasuri shpirtërore që kanë të tillë mjeshtra të mëdhenj, si Gëzim Hidri”, shprehet Presidenti Meta.
l.h/ dita