Moderatorja e njohur e Top Channel nxjerr prapaskenat e forta: Ja si Fatmir Xhafaj po shantazhon dhe tmerron qytetarët
Moderatorja e njohur e Top Channel nxjerr prapaskenat e forta: Ja si Fatmir Xhafaj po shantazhon dhe tmerron qytetarët
20 PRILL 2021
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe moderatorja e njohur e Top Channel, Oriela Nebijaj ka denoncuar kandidatin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj se po shantazhon dhe dezinformon votuesit e njësisë 10 në kryeqytet se vota e tyre nuk do të jetë fshehte.
Sipas Nebiajt, Fatmir Xhafaj ka shpërndarë informacione të pavërteta për të frikësuar votuesit se vota e tyre mund të identifikohet.
“Unë dua të garantoj të gjithë zgjedhësit e kësaj njësie që po shantazhohem se vota është e fshehtë. Nuk ka asnjë mundësi që askush dhe asgjë të lidh votuesin me preferencën që ai zgjedh në pajisjen e votimit elektronik pasi janë dy sisteme krejtësisht të ndara nga njëra-tjetra. Fletën e votimit pasi të keni bërë përzgjedhjen tuaj mund ta verifikoni në fletën që do të printohet dhe numërohet më pas, për t’ju dhënë sigurinë maksimale dhe për të pasur një sistem të rregullt. Sidomos në këto zgjedhje ku ndryshimi është i nevojshëm dhe absolutisht Shqipëria do të ndryshojë”, deklaroi Nebijaj.
Gazeta Sot