Moikom Zeqo shuplakë qeverisë pas tërmetit: – Shtet prej kartoni, mungojnë specialistët…
Moikom Zeqo shuplakë qeverisë pas tërmetit: – Shtet prej kartoni, mungojnë specialistët…
11 dhjetor 2019
Studiuesi Moikom Zeqo ka folur në lidhje me situatën pas tërmetit dhe dëmet e shumta që ka sjellë. Ai tha se dëmet janë të shumta dhe theksoi se pushteti vendor gaboi.
“Dëmet nga tërmeti kanë qenë të shumta. Dëmtimet ishin të shumta në Durrës e Thumanë. Ka dy elementë të gabimit njerëzor, e para ndërtimet në zona Kënetore në Durrës dhe gabimi i dytë njerëzor është se disa banesa që ishin shpallur të pabanueshme, u banuan. Pushteti vendor gaboi, por nuk kam dëgjuar që kryebashkiakët të kërkojnë falje. Një analizë e thellë do të nxirrte përgjegjësitë. Duhet një mea culpa e pushtetit vendor. Më 26 nëntor 2019 kishim një shtet prej kartoni. Vështirë të ringrihen monumentet e kulturës që janë dëmtuar nga ky tërmet. Kjo sepse mungojnë specialistët. Unë kam kritikuar edhe Ministrinë e Kulturës. Nuk kishim një shtet të emergjencës. Kjo administratë nuk ka specialistë, por ka njerëz të komanduar në punë. Administrata është e papërshtatshme, Kryesisht vënë njerëz me njohje e nuk ka specialist. Unë kam ngritur zërin që Ministria e Kulturës të restaurojë ata ndërtesa historike që u shkatërruan. Ne nuk kemi specialistë për të bërë rikonstruksione. Nuk e kuptoj sesi ne heshtim përballë kësaj kasaphane. Nuk ishte pabesi, natyra ka punët e saj. Durrësi ka pësuar tre tërmete, edhe dy më herët në shekullin e parë dhe të katërt. Vdekja e 51 persona është bilanc i rëndë për vendin. Edhe dëmi ekonomik ishte i madh”, tha akademku Zeqo
./News 24