Molla e egër, ilaçi natyral për disa sëmundje
14 Janar 2023
Molla e egër evidentohet si dru jo i lartë ose si shkurre.
Fruta e saj është e rrumbullakët, e vogël, me shije të thartë. Gjendet rrallë nëpër pyje e buzë arash. Shërben në shkallë të gjerë si nënshartesë për të shartuar mbi të mollë të buta.
Në mjekësinë popullore përdoren frutat e mollës së egër, të cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrë të verdhë. Frutat e mollës së egër, përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid malik.Mollët e egra përdoren si ilaç popullor mjaft efektiv në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të fytit duke berë gargarë (shpëlarje e gojës). Edhe lëvorja e degëve përdoret me rezultate të mira kundër etheve. Rezultate shumë të mira mollët e tharta kanë dhënë kundër sëmundjes së sheqerit.
Molla e eger përmban keto vitamina: karotin, B1, B6 , C.
Eshte e pasur me minerale si hekuri, zingu, kalciumi.
Përzirja e uthullës së mollës së egër me mialtë dhe ujë të (vakët) është shumë efikase për pastrimin e organizmit, ndikon në humbjen e kilogramëve të tepërt (funksionon mirë në të gjitha dietat), zvoglimin e kolesterolit si dhe ndihmon shumë në uljen e shtypjes së gjakut apo tensionit të lartë.