Momentet kur Papa Françesku ‘mbytet’ në lot dhe ndërpret fjalën, audienca e duartroket kur kupton situatën
9 Dhjetor 2022
Papa Françesku është emocionuar dhe është përlotur të enjten teksa fliste për vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje tradicionale publike në qendër të Romës.
Papa e gjeti veten të përfshirë nga emocionet dhe të paaftë për të folur për 30 sekonda teksa bënte thirrje për paqe për popullin ukrainas, i cili ka luftuar agresionin e Rusisë për më shumë se nëntë muaj.
Papa fliste ndërsa zëri i tij dridhej dhe për pak atij i duhej të ndalonte për disa sekonda, sa ta lejonin lotët të merrte sërish fjalën.
Turma, përfshirë kryetarin e bashkisë Roberto Gualtieri, i cili po qëndronte në krah të Papës, duartrokitën kur kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.
Më pas ai tha:
“Edhe një herë më duhet t’ju sjell lutjet e fëmijëve, të të moshuarve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke martire, që po vuan shumë”.