Momenti emocionues në Turqi. – Vajza 3-vjeçe nxirret e gjallë nga rrënojat pas 65 orësh, zjarrfikësi: – Më kapi gishtin dhe…
Momenti emocionues në Turqi. – Vajza 3-vjeçe nxirret e gjallë nga rrënojat pas 65 orësh, zjarrfikësi: – Më kapi gishtin dhe…
2 Nentor 2020
Ndodh mrekullia në Turqi! Një vajzë e vogël, tyre vjeç, është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Izmir të Turqisë, gati 65 orë pas tërmetit.
Elif Perincek u nxor nga rrënojat nga grupet e kërkim-shpëtimit në rrethin Bayrakli të provincës perëndimore të Izmirit.
Elif është personi i 106 që shpëtohet nga rrënojat, ndërsa dy ditë më parë, zjarrfikësit shpëtuan edhe nënë e aj, së bashku me tre vëllezërit, por fatkeqësisht, njëri prej tyre humbi jetën më vonë në spital.
Zjarrfikësi që shpëtoi vogëlushen, rrufu edhe momentin emocionues, ndërsa tha para gazetarëve: “Elifi më kapi gishtin, ja pastrova fytyrën nga pluhuri. Nuk ja lëshova dorën për asnjë moment, Elifi meriton të jetojë, ne kurrë nuk i humbëm shpresat se do ta nxirrnim të gjallë nga ato rrënoja”.
Numri i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi vendin ka shkuar në 79, ndërsa vijojnë kërkimet në terren.
Gazeta Shqip