25 Qershor 2024

Disa pamje që janë shfaqur në mediat sociale thuhet se tregojnë një përforcues rakete kineze duke rënë në një fshat në Kinën jugperëndimore të shtunën.

Pamjet, të shpërndara në ekuivalentin e TikTok të Kinës, Douyin, kapin momentin kur raketa përforcuese shumëtonëshe bie në një kodër të pyllëzuar pranë asaj që duket të jetë një zonë banimi dhe një rrugë kryesore, shkruajnë mediat e huaja.

Long March 2C u lansua në orën 15:00 nga qendra e nisjes satelitore Xichang në Sichuan, sipas agjencisë hapësinore të Kinës.

Ajo mbante një satelit me pajisje vëzhgimi të zhvilluara nga studiues kinezë dhe francezë.

Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale treguan dëme të shkaktuara nga përforcuesi.

Flakët mund të shihen brenda portës së hapur të një strukture, me mbeturina të shpërndara nëpër tokë dhe një rrugë e vogël ishte pjesërisht e bllokuar.