Momenti prekës mes trazirave, protestuesi ndihmon policin e lënduar. –
Momenti prekës mes trazirave, protestuesi ndihmon policin e lënduar. –
16 shkurt 2019
Gjatë protestës së sotme kanë qenë të shumta rastet kur punonjësit e Gardës së Republikës për të zmbrapsur protestuesit që po tentonin të futeshin në kryeministri përdorën gaz lotsjellës.
Por pasojat nuk i patën vetëm të parët, por edhe punonjësit e policisë të rreshtuar përpara kryeministrisë me qëllim për të mos t’i lejuar ata të bënin përpara.
Në videon e mëposhtme një protestues i shkon në ndihmë një punonjësi të policisë i cili po shfaqte shqetësime si pasojë e gazit lotsjellës. Protestuesi i afrohet menjëherë dhe i bën masazh në qafë, me qëllim që ta qetësojë disi të prekurin.