Monedha 800 vjeçare shitet për gati gjysmë milioni paund
Monedha 800 vjeçare shitet për gati gjysmë milioni paund
Një monedhë ari, gati 800-vjeçare, e cila tregon portretin e parë “të vërtetë” të një mbreti anglez, është shitur për gati gjysmë milioni paund. Monedha me portretin e Henry III vlerësohet të jetë e vitit të largët 1257.
Ajo u shit në ankand në Teksas. 17 oferta u bënë për monedhën, e cila në fund u shit për 526 mijë paund. Monedha të ngjashme mendohet të jenë 7, katër prej të cilave janë në muze. Henry mori fronin në moshën 9 vjeç, pas vdekjes së babait të tij, mbretit John dhe mbretërori nga viti 1216 deri në vitin 1272.