Monedhat e rralla 2 euroshe, që vlejnë 2 mijë euro
Monedhat e rralla 2 euroshe, që vlejnë 2 mijë euro
Tetë janë prerjet e monedhës së euros aktualisht në qarkullim. Të gjitha janë njësoj për nga forma dhe pesha.
Ndryshimi i vetëm qëndron në hapësirën anësore, ku secili vend i unionit ekonomik dhe monetar ka të drejtën të “stampojë” pamjen që dëshiron.
19 vendeve të BE-së, që e kanë adoptuar euron i shtohen dhe katër shtete që mund të “gdhendin” shenjat e veta tek euro për shkak të marrëveshjeve dypalëshe me BE-në: San Marino, Vatikani, Monako dhe Principata e Andorrës.
Aktualisht, në Europë qarkullojnë 184 variante të monedhës së përbashkët. Disa prej të cilave, mund të vlejnë shumë më tepër nga sa mendohet.
Kjo vlen veçanërisht për monedhat 2 euroshe, që janë ndër më të përdorurat.
Sipas “Fooxer Now” dhe disa ekspërtëve, në mesin e tyre ka disa monedha të rralla (si disa prerje të 2004-ës), të prodhuara në sasi tepër të vogla dhe më shumë për koleksionuesit, të cilat mund të vlejnë deri në 2.000 euro.
Un ekam nje monedh ku mund ta shes
E kam një monedhë 100 lek me vlerë teuta ku mund ta shes