Monika Kryemadhi i nxori skandalin ‘live’ në emision, Erion Veliaj i nis mesazhin urgjent Blendi Fevziut
27 TETOR 2020
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se sipas informacioneve që ajo posdeonte, oborri i shkollës “Sami Frashëri” do t’ju kthehej pronarëve dhe do të ndërtohej pallat, ndërkohë që gjimnazi i njohur do të spostohej në Paskuqan.
“Të hetojnë një çikë për Shkollën “Sami Frashëri” se kam dijeni që sheshi i shkollës i është kthyer pronarëve dhe shkolla “Sami Frashëri” do të shkojë në Paskuqan. Ka nisur në Paskuqan një shkollë e re. Shikoni, hetoni ka vendime qeverie për kthim prone pronarëve të tokës”, tha Kryemadhi.
Por, përmes një mesazhi dërguar tek drejtuesi i emisionit, ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai tha se kjo ishte një gënjeshtër spektakolare dhe se gjimnazi do të ndërtohet aty ku ishte.
“Shkolla do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe. Ka nisur dhe hapja e sheshit dhe javën tjetër ju ftoj në nisjen e punimeve. Faleminderit Monikës që sapo na dhuroi spotin e fushatës me një gënjeshtër spektakolare me Samiun në Paskuqan”, shkruante Veliaj në mesazhin e tij.
Gazeta Sot