Monika Kryemadhi nxjerr filmimet e 180 ditëve në inceneratorin e Tiranës: – Nuk kryhet asnjë proces. – Rama të dalë para drejtësisë
17 Janar 2023
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vijon denoncimin e aferës së inceneratorëve duke publikuar fakte të reja.
Në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023, Kryemadhi thotë se provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Kryeministri deklaroi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia. Ndërsa nga pamjet që Partia e Lirisë ka siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi.
“Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve”, tha Kryemadhi.
Gayeta Panorama