13 Dhjetor 2023

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shpërthyer me një fjalor të ashpër në seancën e sotme plenare, teksa e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si frikacak që “mbush brekët”.

Teksa ka marrë fjalën duke i kërkuar kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla të tërhiqet nga vendimi për përjashtimin e Sali Berishës, Kryemadhi e ka quajtur këtë të fundit si “xhentëlmen” me gratë, ndërsa për Ramën ka thënë se është ai që i dhunon verbalisht, moralisht dhe fizikisht.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Ndjej keqardhje për koleget socialiste, përdorimi në mënyrën më të tmerrshme nga burrat e degraduar politikisht, se moralisht dhe familjarisht është puna e tyre. Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave, s’ka problem se Edi Rama i konsideron burrat e partisë për gra. Ai zotëria shquhet për dhunë verbale, morale, fizike ndaj grave.

Tërhiqeni atë gafë se është shumë e turpshme, zbatoni rregulloren e parlamentit! Se po të ishte puna ashtu, më keni hequr dy herë fjalën. E di që jeni nën presion të madh, McGonigalit nuk keni çfarë i bëni, të zbatojmë rregullin këtu në parlamet. Ai zotëria është dhjaks, është njëshi për të mbushur brekët dhe nuk vjen këtu, por mos u bëni edhe ju jashtëqitja e tij.

Gazeta Sot