Monografia e David Selenicës, Palushi: Trashëgimia kulturore mund t’i japë hov turizmit. –
Monografia e David Selenicës, Palushi: Trashëgimia kulturore mund t’i japë hov turizmit. –
Në kulmin e turizmit, imazhi i vendit është trashëgimia jonë kulturore, e cila pavarësisht përpjekjeve, ka ende mangësi në ruajtjen dhe zhvillimin e saj.
Dr. Ahilino Palushi, nëpërmjet mongrafisë së David Selenicës, piktori i Rilindjes pasbizantine në Shqipëri, në të cilin shërben edhe madhështinë e ikonave dhe afreskeve, përmend edhe mungesën e studimeve në këtë fushë.
“Trashëgimia kulturore mund të sillet në qendër të vëmendjes për t’i dhënë një hov turizmit kulturor. Në këtë koncept, mendoj që studimi i këtyre vlerave, krijimi i disa monografive, të paktën të figurave më të mëdha dhe më tej, për rrjedhojë edhe atyre të një niveli të dytë, të tretë dhe me radhë, do të na sillte në qendër të vëmendjes këto vlera”, tha Ahilino Palushi.
Periudha bizantine dhe pasbizantine zë një vend të rëndësishëm në historinë e artit të vendit, me plot vepra, piktorë, skulptorë dhe monumente, megjithatë mungojnë monografitë për autorë të njohur.
“Ka shumë monumente të kultit të krishterë, si të periudhës Bizantine, ashtu edhe pas Bizantine, të shpërndara nëpër Shqipëri, të cilat sot ende nuk mbulohen me studime kryesisht mbi pikturën e kavaletit apo dhe të afreskut”, tha Ahilino Palushi.
E ndërsa shkatërrimi i objekteve të kultit ka një traditë të vjetër, që filloi që në vitin 1967, ende edhe sot monumentet e kukturës janë të rrezikuara jo pak. Duke sjellë humbjen e vlerave të mëdha, sidomos edhe pas viteve ’90.
“Digjitalizimi i këtyre vlerave, studimi, monitorimi, qënia në kohë pranë tyre për të kapur problematikat apo zhvillimet, që vijnë qoftë për shkak të kohës, apo dëmtimeve nga dora e njeriut. Nëpërmjet të cilave ne kemi humbur shumë vlera, sidomos pas periudhës së viteve ’90”, tha Ahilino Palushi.
Top Channel