Monument: Banesa e Lipe e Vaskë Kotes ndërtuar në vitin 1842. –
Me një stil të veçantë arkitektonik, e ndërtuar në vitin 1842, banesa e Lipe e Vaskë Kotes monument kulture i kategorisë së parë. Specialistë të monumenteve të kulturës kanë nisur ndërhyrjet në Muzeun Arkeologjik në Korçë, ku edhe ndodhet kjo banesë, për ta shpëtuar nga degradimi e shembja.
Qyteti i Korçës ka 34 shtëpi muze, që për nga vlera ndërtimore janë monumente kulture të kategorisë së parë, që sipas drejtorit të zyrës rajonale të Monumenteve të Kulturës kanë nevojë për restaurime. Nga ana tjetër, Koki (Pergjegjesi i Drkk Korce) ka shprehur shqetësimin se disa prej pronarëve të këtyre banesave nuk jetojnë më në Korçë, çka do të vonojë edhe procesin e restaurimit, që sipas tij do të shtonte edhe numrin e vizitorëve që janë të interesuar për këtë stil të veçantë arkitektonik.