Monumente Historike: – KALAJA E TETOVËS. –
Monumente Historike: – KALAJA E TETOVËS. –
KALAJA E TETOVËS
Fortifikata e Tetovës, ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. Ajo gjendet 2 kilometra larg Tetovës dhe është lokalitet i rëndësishëm arkeologjik që daton që nga kohërat antike.
Dimensionet e saj janë 180 х 130 m dhe me sipërfaqe rreth një hektarë.
Kalaja paraqet një kështjellë antike dhe aty janë gjetur artefakte që datojnë nga shekujt IV dhe III p.e.s.
Mbi themelet e kësaj kështjelle pati mbindërtime të mëvonshme.
Kështjella qe ripërtërirë në vitin 1820 nga Abdurahman Pasha.
Në qytetin e Tetovës vazhdimisht arkeologët kanë gjetur gjësende antike dhe mesjetare.
Në brendi ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje.
Ky vendbanim shpesh lidhet edhe me qytetin antik Oenej edhe pse nuk dihet me saktësi vendndodhja e tij.
Sot kështjella e Tetovës paraqet vend atraktiv dhe shumë i vizituar nga turistët e huaj.