Kisha e Shën Todrit, Berat
Ndërtimi I hershëm paleokristian shek.VI .Faza e dytë shek.XI.Faza e sotme shek.XVI Pikturuar nga Onufri 1555.Sipërfaqja e freskut 13.2 m2.Në gjendje të mirë
Kisha e Shën Todrit është ndërtuar në mesin e shekullit XVI. Ajo është rindërtuar mbi rrënojat e një kishe më të hershme e cila i përkiste periudhës së antikitetit të vonë. Nga kjo periudhë e hershme ruhet një fragment kollone paleokristiane e cila ndodhet në dritaren e absidës.


Kisha përbëhet nga naosi, altari dhe hajatet që e rrethojnë nga tre anë. Këtu ndodhet edhe kopja e Epitafit te Gllavenices, krijim i shquar arti i vitit 1373 në të cilën pasqyrohet Krishti i vdekur i shoqëruar me mbishkrime në greqisht. Kisha është pikturuar nga Onufri. Fragmente pikturash ruhen kryesisht në absidë në të cilën paraqitet Shën Todri, Shën Vasili i madh, dhe / ndërsa Shën Laurenti.