Monumente: – Kulla e fortifikuar e Sali Markes, (2 foto). –
Kulla e fortifikuar e Sali Markes
Kulla e fortifikuar e Sali Markes ndodhet në fshatin Zogje, Diber në një terren dominues. Eshtë kullë 4 katëshe, me avlli dhe ka qenë e lidhur me të tjera ndertësa duke krijuar nje ”kala” të vogël. Katet lidhen nga jashtë me shkallë druri, çdo kat ka nga një ambient. Kulla ka nje ”çikma” dhe hajat druri në pjesën e brendeshme me bazë katrore.
Nga kati i dytë ka frengji, çati me rrasa guri, është ndërtuar me gurë të latuar- gelqere dhe breza druri të padukshëm.
Është Monument Kulture.