Monumente – Ura e Bratit. –
Monumente – Ura e Bratit. –
Nga: Ilir Bala.
Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte nga shteti .Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në komunën Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë rreth 48 km nga qyteti i Vlorës. Paraqet interes ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim .
Ura e Bratit mbanë Nr 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. 31. Ura e Bratajt, në fshatin Brataj. Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti. Vendimi i Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr. 586, datë 17.3.1948 Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rrallë si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve .
Përshkrim. Brati,katundi në luginë të Shushicës. Nga dhjetori në mars,agimet janë të ngopur me shi. Nga kreshtat e vargmaleve,shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa, lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërima pranverore. Kreshta përmbi fshat është e populluar nga gurët. Poshtë këmbëve të tij, në rrugën e zallit ecën herë e qetë,herë e fryrë,Shushica.
Ura e Bratit është ura me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej 6 shekujsh. Një profil të plotë të urës së Brate shqiptarët e kanë parë tek filmi” Nëntori i dytë”.Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe.
Kjo urë daton në shekullin e XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mëse 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Brate dhe Smokthinen. Për të shkuar në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit Shushicë. Në qendër të komunës Brataj rruga zbret drejt lumit.
Ura gjendet përmbi ujërat e Shushicës dhe sot shërben për kalimin n në pjesën e përtejme të Smokthinës, një krahinë kjo në luginë. Ura e Bratit është një ure e tipit venecian ka një lartësi nga lartësia normale e ujit e ndërtuar ne një mënyrë te tillë qe te përballoj dhe vërshimet e lumit këndet dhe mbështetja e bëjnë qe te përballojë dallgët e mëdha te lumit te cilët ne shume raste kalon mbi te .Është shpallur monument kulture . Kjo ure ka shërbyer për te lidhur qytezën me pjesën tjetër te krahinës.