Monumente – Ura e Milotit ose Ura e Zogut.-
Monumente – Ura e Milotit ose Ura e Zogut.-
Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.
Ura është projektuar nga një inxhinier italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nëpër Mirditë. Sipas shtypit të kohës, ura është ndërtuar brenda një viti dhe dallohej për madhështinë e saj