Monumenti i Skënderbeut/ A po përdhosen simbolet kombëtare? Skulptori: – Rekuizita historike çalon shumë, dhelpra…
2 Shtator 2024
I ftuar në një emision televiziv, skulptori Benard Lekgegaj ka komentuar shtatoren e Skënderbeut në Kalabri, ku sipas tij sa i përket rekuzitës historike çalon shumë.
Lekgegaj theksoi se elementi i dhelprës apo ujkut është një element i panevojshëm i shtuar kot, që nuk e lidh heroin kombëtar me asnjë ngjarje historike.
‘Janë situata të rrezikshme. Figurat që janë me ndjesi të lartë kombëtare siç është figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut, duhet një vëmndje më të shtuar dhe më të kujdesshme kur ke të bësh me ndërtimin e një vepre arti të këtij niveli, pasi ndjeshmëria është shumë e lartë’, u shpreh Lekgegaj.
Lekgegaj: Përsa i përket rekuzitës historike çalon shumë. Elementi i dhelprës apo ujk, për mua nuk gjen vend dhe është një element i panevojshëm i shtuar kot, që nuk e lidh heroin kombëtar me asnjë ngjarje historike. Ka një ngarkesë të tepërt në armaturë, zhurma të tepërta që përdoren për ta kamufluar figurën konkrete. Janë krejtësisht të panevojshme. Apo ajo pelerina që hapet dhe nuk meret vesh a është pelerinë apo krah pëllumbi kur e sheh nga përballë. Në këtë pikëpamje kam kundërshtitë e mia për sa i përket kësaj figure. Janë shumë elementë të tepërt.
Janë situata të rrezikshme. Figurat që janë me ndjesi të lartë kombëtare siç është figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut, duhet një vëmndje më të shtuar dhe më të kujdesshme kur ke të bësh me ndërtimin e një vepre arti të këtij niveli, pasi ndjeshmëria është shumë e lartë.
Ndejshmëria publike është shumë e lartë dhe interpretimet apo keqinterpretimet marrin rrugë dhe ndoshta e cënojnë deri diku aspektin historik.
Gazeta Sot