Monumenti i Skënderbeut në Prizren- Marrëzi artistike & marrëzi kolektive

29 NËNTOR 2020

Nga: ARDIAN ISUFI

Para disa kohësh, unë dhe shumë personalitete të artit, kulturës, aktivistë të çeshtjeve publike kemi kontestuar me forcë për “mënxyrën artistike” të monumentit të Skënderbeut që do të vendosej në Hungari, paradoksialisht edhe me konfirmim e ambasadës shqiptare në Budapest!

FATKEQËSISHT më poshtë keni një pjesë të reagimit tim të asaj kohe që shkon FIKS FARE dhe me “MËNXYRËN ARTISTIKE” të monumentit të Skënderbeut në Prizren, që në të tashmen tonë është edhe më e rëndë në aspektin estetik, dhe per pasojë edhe historik:

“…nuk kam parë ndonjeherë Skënderbe më “impresionues ambig” por jo shqiptar… padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurrsesi Shqiptar!

… fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo “mënxyre artistike dhe historike nuk do zgjasë më shumë se tre dite” dhe do ta ngulin aty ku e kanë paravendosur duke vazhduar të shtrembërojnë në mënyrë konstante historinë dhe kulturën tonë”.

ARDIAN ISUFI - ARTIST, DEKAN I FAKULTETIT TE ARTEVE PAMORE

Gazeta Shqip