Moratoriumi i gjuetisë rikthen Rrëqebullin e Ballkanit ne vendin tonë. –
Nga: Nikolla Lena.
– Për herë të parë Rrëqebulli i Ballkanit, fotografohet edhe në lartësitë e Nikaj-Mërturit, në zonën jugore të Alpeve Shqiptare.
Kjo specie e rrallë dhe në rrezik zhdukje për zonën shqiptare, me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë, është vërejtur prania e tij në Malin e Munellës dhe në zonën e Shebenikës.
Ky konstatim është një tjetër dëshmi e vlerave të rralla natyrore të masivit pyjor të kësaj zone.
Ky fakt, inkurajoi ekspertët e faunës të Shoqatës së Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri (PPNEA) të nisi një sërë ekspeditash në këtë zonë me qëllim eksplorimin e saj dhe planifikimin e monitorimeve të menjëhershme mbi rrëqebullin e Ballkanit.