
“Mos e moho”. Jo, 2 herë, mos i moho. – E kam mundur 3 herë Edi Ramen.

Berisha – E kam mundur 3 herë Edi Ramen.
1 KORRIK 2022
“Mos e moho” -Sali Berisha i kthehet Blendi Fevziut dhe tregon kush është politikani i vetëm që mund të rrëzojë Ramën nga pushteti
Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se personi i vetëm që mund të fitojë në politikë përballë Edi Ramës, është ai.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha numëroi zgjedhjet që ka fituar përballë Ramës.
Blendi Fevziu: Në qoftë se një herë e keni mundur Ramën, një herë ju ka mundur…
Sali Berisha: Jo, 2 herë, mos i moho. E kam mundur 3 herë.
Blendi Fevziu: Si 3 herë? Në 2009 e munde, në 2013 të mundi.
Sali Berisha: Në 2011?
Blendi Fevziu: Po ato ishin zgjedhje lokale.
Sali Berisha: Jo, e ke gabim. Në 2011 Edi Rama kishte mitin e të pathyeshmit. Dhe Edi Rama u palos në 2011. Pra, njeriu i vetëm që mund të mundë po të marrësh betejat, jam unë se jemi 2 me 1.
Gazeta Sot