Mos e shit votën vëlla e motër…
Mos e shit votën vëlla e motër…
11 prill, 2021
Jo, nuk jemi ne krimi, nuk jemi ne droga, jo ti s’na përfaqëson,
Gjithë të zezat dhe mënxyrat bëre, por shpresën jo s’e vrave dot.
Kemi vlera dhe virtyte, shpirti ynë shqiponje,
Ti me krimin dhe me drogën, jo nuk na frikson.
Nga këto troje shumë përzure, solle korb dhe mort
Shpresën, jo dot nuk e vrave, jemi ne së bashku tok
Shporru, shporruuu, ti gjakprishur, soj e sorrollop!
Se Shqipëria është Shqiptare, nuk na përzë dot.
Në këto troje Pellazgjike, shpirti ynë është i lirë
Nuk e mposht krimi dhe droga, ti dhe poshtërsitë.
Shqipëria sot thërret, duhet ta ndihmojmë
Ta shporrim krimin dhe drogën, djallin ta largojmë.
Mos e shit votën vëlla e motër, ti mos u tund jo,
Se Shqipëria do të bëhet, bashkë, do ta gëzojmë.
* autori dëshiron të mbetet i panjohur.
Nga: 27.Al