“Mos guxoni të vini”, Rama i prerë me shqiptarët e bllokuar jashtë: Nuk do mbledhim të gjitha bombat…
“Mos guxoni të vini”, Rama i prerë me shqiptarët e bllokuar jashtë: Nuk do mbledhim të gjitha bombat…
2 Prill 2020 | 21 : 26
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër në deklaratën e tij drejtuar shqiptarëve që duan të kthehen në vendin tonë, ndërkohë iu bëri atyre thirrje që mos të tentojnë të vijnë në kufi.
Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se shqiptarët duhet të rrinë atje ku janë për momentin.
“Mos kërkoni dhe mos tentoni të vini sepse kufiri është i mbyllur. Ne nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe të mbledhim të gjitha bombat këtu ndërkohë që jemi duke iu afruar mesit të kësaj lufte. Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja. Rrini atje ku rrini. Kanë bursat. Të ulen dhe të paguajnë. Kjo histori që në momentin që lançuam një mision për ata që ishin në pikën e hallin, mblidhen mijëra telefonat. Ne riatdhesuam 2 mijë persona. Serbia riatdhesoi 400 e ca mijë para masave dhe doli Presidenti i Serbisë dhe tha se jemi të dorëzuar sepse kemi hapur një gropë të madhe.”, tha ai. Po ashtu Rama u ndal de tek pasaportat dhe kartat e identitetit, ndërsa shtoi se ato do të jenë të vlefshme për shkak të luftës përballë COVID-19.
“Kartat e identitetit dhe pasaportat për shkak të luftës janë të vlefshme. Nëse duan të shkojnë edhe me patentë makine dhe tek bankat nuk do të kenë asnjë problem.”, pohoi Rama.
©Copyright Gazeta SHQIP