“Mos i sillni prindërit këtune spital!” Iu vdes babai në Infektiv, dy vajzat e ish-ambasadorit shqiptar mes lotësh: – Nuk i bënë asgjë, e kishin lënë në karrige afër derës
“Mos i sillni prindërit këtune spital!” Iu vdes babai në Infektiv, dy vajzat e ish-ambasadorit shqiptar mes lotësh: Nuk i bënë asgjë, e kishin lënë në karrige afër derës
16 shkurt 2021
Rifat Lalo, vëllai i figurës së njohur të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë, Vili Minarolli ka ndërruar jetë nga Covid.
Lalo mbante mbiemër të ndryshëm nga vëllai i tij pasi ai ishte rritur nga halla e tij, ndërkohë që ishte një intelektual aktiv në jetën publike të Tiranës.
Ai ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në Tiranë ndërkohë që kjo është bërë e ditur nga vajzat e tij.
Vajzat mes lotësh shprehen se janë penduar që sollën të atin te Infektivi si dhe i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë të njëjtin gabim.
DEKLARATA:
Na thanë që vetëm këtu kishte oksigjen, na thanë që nuk kishte vende të lira në spitale, vendosëm që ta sillnim këtu. Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë.
Doktoresha Migena Qato nuk kishte një etikë mjekësore, ajo thoshte që po i bëjmë skaner, dhe babai thoshte nuk i bënin asgjë. Babai thoshte që të dilnin, ne komunikuam dhe me mjekë në Bruksel dhe thoshin që nuk është gjendja aq e rëndë sa e thonë ata aty.
Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për tia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë. Na tha se e kishin lënë në një karrige, nuk e prekte njeri me dorë, babai ynë ishte intelektual. Kemi shumë pikëpyetje, babai ynë ka ikur me brengë në zemër, na iku tak fak.
Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë.
j.l./ dita
Me vjen keq.Nuk duhet te kishte perfunduar keshtu nje demokrat i oreve te para.Ngushellime vajzave dhe njerezve te te ndjerit. Shteti duhet te marre masa per ata qe e shkaktuan kete moskujdesje per nje qytetar me shume vlera demokratike.