Mos ki merak se marrëveshja është okej’/ Artur Zheji ‘zbërthen’ votimin për shkarkimin e Presidentit Meta: Rama është i vetmi që…
9 qershor 2021
Analisti Artur Zheji ka komentuar momentet kur deputetët e Kuvendit votonin në mënyrë të fshehtë për shkarkimin apo jo të Presidentit Ilir Meta.
Duke folur për News 24, analisti tha se i shihte shumë të qeshur në fytyrë dhe të gëzuar deputetët teksa votonin dhe kjo sipas tij është një mesazh.
“Po shoh shumë fytyra të gëzuara e të qeshura që po votojnë e ja bëjnë me dije Hysenit që ne po e votojmë shkarkimin, po të ketë gazetar invesitagtiv aty mund të peshkohen, se janë të qeshur shumë.
E ja bëjnë me sy Hysenit që ‘ej po e hedhim për shkarkim’ që dmth ‘mos ki merak marrëveshja është okej’. Ja i vetmi që nuk qesh është Rama, ja e vuri atë ‘hajt ta gëzosh”, u shpreh Artur Zheji.
Si fillim, Kuvendi votoi me 104 vota pro raportin e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Kundër raportit u shprehën 7 deputetë, 2 të tjerë kanë abstenuar, ndërsa një votë është konsideruar e pavlefshme.
Gazeta Panorama