Mos më ngri zërin, vjedh shqiptarët, dezinformon njerëzit, debat i ashpër Rama-Bushati!

8 QERSHOR 2020

DRITARE.NET

Kryeministri Edi Rama u përfshi në debate me gazetarin Andi Bushati në lidhje me numrin e të papunëve pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi në emisionin “Open”

Bushati i ka thënë Ramës se ti vejdh shqiptarët, ndërsa Rama i është përgjigjur se ai (Bushati) dezinformon njerëzit.

Pjesë nga debati :

Rama: Shifrat nuk i kupton dhe nuk ke lidhje.

Bushati: Se si po vuajnë shqiptarët nga shifrat këtë e dimë. Ke pjesën më të madhe që është industria fason që është asfiksuar fasoni. Ke industrinë e turizmit që do përgjysmohet.

Rama: Se ka thënë njeri që do përgjysmohet.

Bushati: Për këta të shifrës tuaj do ketë një paketë të tretë. Takojmë njerëz që kanë mbetur pa punë. Këta do ndihmohen? Apo paketat e ndihmës mbaruan?! Cic-micet nuk kanë vlerë fare.

Rama: Ti për shqioptarët vuan dhe punon.

Bushati: Të paktën nuk i vjedh!

Rama: Prandaj ti shqiptarët i dezinformon.

Bushati: Prandaj ju nuk po jepni përgjigje dhe po humbisni në cic-mice.

Rama: Ti do të thuash që po i vjedh unë shqiptarët?

Bushati: Mos ngri zërin.

Rama: Ti do të thuash që po i vjedh unë shqiptarët? E bën këtë si trim i madh kur merr penën por në sytë e mi nuk e bën dot këtë.

Bushati: Unë po e lë s’keni përgjigje. Kam ardhur këtu për të respektuar ata që votojnë ju. Po më dhatë përgjigje mirë, po s’më dhatë përgjigje, ju jeni ai që jeni, unë jam ai që jam.

Rama: Ti po ndihmon njerëzit për të marrë përgjigje.

Bushati: Nuk kemi aq afërsi sa t’i drejtohemi në njëjës njëri-tjetrit me ti.

Rama: Bëre mirë që u tërhoqe, pasi për turpin tënd dhe profesionin tënd që fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës. Ti mund ta thuash, por në sytë e mi dhe para meje nuk mund ta thuash.

Bushati: Ju nuk keni përgjigje sa njerëz janë pa punë. Ju ftoj t’i flasim njëri-tjetrit me Ju!

Rama: Ti “ju-në” time nuk e meriton.

Bushati: Shumësi është çështje edukate dhe jo personale.

Rama: Në mënyrë të përsëritur ti shpif dhe akuzon dhe bën gjykatësin dhe prokurorin, por në sytë e mi nuk mund ta bësh këtë. Rëndësi ka që ju u tërhoqët.

Bushati: Keni bërë edhe reformën në drejtësi. Rëndësi ka që ju nuk po më jepni përgjigje.

Rama: Shifrat nuk janë thashetheme dhe ekonomia nuk .

Bushati: As ekonomi kriminale. Mirë që u tërhoqe.

Rama: Në vlerësimin e parë numri i atyre që humbën vendin e punës ishte rreth 70 mijë. Të kam thënë se nuk do të kemi paketë të tretë por mund të ketë. Paketa e tretë nuk është e nevojshme./ I.M-Dritare.net