Mos prisni të bëjë hair Shqiperia kur me shumë se gjysma e administrates nuk e din se pse paguhet .
25 Maji 2023
Nga Preng Pistja*
Lexoj sot rreth 10 projekt ligje qe do ti miratoj Kuvendi ?
Se si miratohen ligjet e kemi mësuar tash 30 vjet.
Pro – kundra – abstenim = miratohet.
Krejt formalizem.
Deputetet as nuk e marrin mundimin me i lexuar , pa lere për ti diskutuar , apo për ti ndryshuar p/ ligjet.
Ata mblidhen në sallen e kuvendit , bëjnë sikur po zihen njeri me tjetrin për qejfin e shefit ,ndonjeri shan me libër shtëpie, dhe në fund shumica vendos me karton , pakica largohet demek e merzitur, dhe larg medjave bashkohen e bëjnë gallatë socialist e demokrat bashkë.
Ky ritual tashmë dihet , dhe nuk ka vend për diskutim.
Sot deputetet kanë festë !
Do të dyfishojne rrogat e tyre !
E kam thene disa here .
Numri i deputeteve duhet të përgjysmohet.
Janë jo kot , por KOT FARE.
Mbi 80 % te ligjeve të “famëshme ” që ” miraton” kuvendi , mund të dalin vetem me Vendime te Qeverisë.
E them këtë, sepse realisht, Vendime qeverie janë të gjitha ligjet .
Kuvendi thjeshtë e formalisht i kthen demek ne ligje.
Eshtë koha për reflektim.
2 Dy fjalë për administraten.
Te dashur qytetar !
Mos prisni të bëjë hair Shqiperia kur me shumë se gjysma e administrates nuk e din se pse paguhet .
Edhe këtu duhen bërë shkurtime drastike , pasi marrin rroga krejt kot.
Mund ta argumentoj këtë që them për shumicen e zyrave , por nuk kam kohë që të shkruaj gjatë.
Te qeshim pak për rrogat e reja të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.
Të qajmë më shumë për pensionet mjerante të pensionistave.
Shpresoj të më dëgjoj dikush !
*Mesues Veteran, pensionist