Mos te Harrojme: Këta janë këshilltarët bashkiakë me dy, tre e kater rroga që votuan për shembjen e Teatrit

19 Maj, 2020

“KESHILLTARET E TURPIT!! NE MEMORJEN E TIRANES DO TE KENE VETEM NJE EMER : TE MALLKUAR!!”- shkruan Vasili.

Si këshilltari i vetëm opozitar në bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj pakuzoi kryetarin Erion Veliaj se ka gënjyer dhe manipuluar dje, lidhur me mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të vendosur shembjen e Teatrit në mënyrë të fshehtë. Ai thoshte se vendimi për shembjen e Teatrit u mor përmes një e-maili.

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi mbrëmjen e të enjtes, në një mbledhje online, prishjen e Teatrit Kombëtar. Vota pro e 60 nga 62 anëtarëve të Këshillit erdhi vetëm pak ditë pasi qeveria vendosi t’ia kalojë teatrin Bashkisë në pronësi.

Projekti i ri për ndërtimin e Teatrit Kombëtar ka kaluar nëpër disa skenare dhe thelbi ka qenë më tepër te forma e financimit.

Në fillim u fol me një teatër me kullë sipër më pas me një Teatër më vete dhe disa kulla ngjitur me të, këto në formatin e koncesionit Partneritet Publik-Privat.

Ndërsa më vonë mazhoranca tërhiqet edhe nga ligji special për t’ia dhënë firmës Fusha projektin dhe të marrë përsipër Bashkia ndërtimin duke aplikuar për kredi.

Tashmë kur shembja është një fakt i kryer diskutimi është ndezur në prizmin e financimit dhe se çfarë do bëhet me pronën që mbetet pa u zhvilluar nga prishja e dy godinave të vjetra.

E tani pas shembjes së Teatrit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk është tërhequr nga ideja se prapa Teatrit të ri që do ndërtohet pas prishjes së godinës të zhvillohet prona apo të ndërtohen kulla.

I ftuar në emisionin “Opinion” për të mos përjashtuar ndërtimin e kullave, Veliaj deklaroi se prapa Teatrit bashkia mund t’i zhvillojë si të dojë pronat. Sipas tij mund të ndërtojë një hotel dhe ta shesë më pas.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se çdo të ndodhë me sipërfaqen tjetër që ngelet pas ndërtimit të godinës së re Veliaj dha këtë përgjigje: “E para e punës askush nuk ka të drejtë t’i thotë bashkisë të mos zhvillojë pronat. Bashkia mund të bëjë aty një hotel dhe t’ia shesë Sofitelit apo Hiltonit. Mund të bëjë një shkollë, mund të bëjë një park, është e drejta e bashkisë të zhvillojë pronat”.

Këshilltarët bashkiakë:

Adrian Civici — Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetit Mesdhetar;

Agim Kraja — Ish-këshilltar bashkiak i LSI-së, tani anëtar i PS-së;

Aida Llazani — Kryetarja e degës së Njësisë 8, Tiranë;

Albert Nikolla — Këshilltar i Kryeministrit Rama;

Albina Nanaj — Përkthyese, aktiviste e mbrojtjes së mjedisit;

Aldrin Dalipi — Ish-Kryetar i Këshilllit Bashkiak në vitin 2013;

Alketa Hila — Ish-Drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;

Arta Dollani — Drejtore e Institutit te Monumenteve të Kulturës (IMK);

Artur Sula — Dekan i Fakultetit të Filologjikut dhe Gjuhëve të Huaja;

Bajram Shera — Pedagog, Universiteti Bujqësor i Tiranës;

Bardhylka Kospiri — Zëvendësministre e Shëndetësisë, ish-aktiviste në Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara;

Besfort Lamallari — Zëvendësministër i Brendshëm, Prefekt i Qarkut Shkodër;

Blerina Doracaj — Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, Tiranë; ish-Drejtoresha e Hipotekës,

Bora Panajoti — Ish-këshilltare bashkiake e LSI-së;

Dajna Sorensen — Zëvendësministre e Financave;

Dorina Kuka — Drejtoreshë e Shkollës 9- vjeçare “Ali Demi”, Tiranë;

Egert Vargu — Ekonomist, anëtar i forumit rinor të Partisë Socialiste FRESSH;

Enis Hoxha — Ish-zëvendës kryeregjistrues, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë;

Eridian Salianji — Avokati i PS-së në KQZ;

Ermira Gjeci — Zëvendësministre e Bujqësisë;

Ervin Mete — Kryetar i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, ish-Zëvendëministër i Ministër i Ekonomisë dhe ish-Zëvendës Ministër i Financave;

Etjen Xhafaj — Zëvendësministër i Evropës dhe i Punëve të Jashtme;

Fatos Arapi — Pronar i Kompanisë Alba-Trans, i dënuar për përdorim të biletave të fallsifikuara të autibuzave të Tiranës;

Frida Krifca — Drejtore e Agjensisë së Zhvillimit të Bujqësisë;

Gazment Paja — Aktor;

Genc Duka — Punonjës i OST-së;

Genta Mezini — Ish-këshilltare bashkiake e LSI-së, tani anëtare e PS-së;

Gerta Pëllumbi — Pedagoge, Universiteti Bujqësor i Tiranës;

Glindxhet Madhi — Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESSH);

Hantin Bonati — Zëvendësministër  i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Iva Berahaj — Anëtare e forumit rinor të Partisë Socialiste (FRESSH);

Joleza Koka — Ish-Kryetare e FRESSH;

Julian Hodaj —  Zëvendësministër i Brendshëm;

Katerina Marku — Anëtare e forumit rinor të Partisë Socialiste (FRESSH);

Klodeta Dibra — Pedagoge në UT, ish-deputete e PS-së;

Koli Bele — Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit;

Luan Bregasi — Sipërmarës, Kryetar i organziatës Biznes Albania;

Luiza Grazhdani — Eksperte për vlerësimin e pasurisë,

Maura Linadi — Anëtare e FRESSH;

Mira Kapisyzi — Zëvendësministre e Shëndetësisë;

Naim Halili — Ish- këshilltar bashkiak i LSI-së, tani anëtar i PS-në;

Oltion Rrumbullaku — Zëvendësministër i Arsimit;

Orion Glozheni — Mjek;

Ornela Çuçi — Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit;

Petrit Deskaj — Ish-kandidat për deputet i PS-së;

Plarent Ndreca — Sekretari i Pergjithshëm i Ministrisë së Brendëshme, ish-Sekretari i Pergjithshem i Ministrisë së Arsimit;

Redi Shtino — Ish-zëvendësministër i Arsimit;

Romina Kuko — Zëvendësministre e Brendshme;

Roy Bashaj — anëatr i forumit rinor të Partisë Socialiste FRESSH;

Sara Shameti — anëtare e forumit rinor të Partisë Socialiste FRESSH;

Sonila Qato — Ish-Minsitre, ish- Drejtoreshë e Autoritetit të Rrugëve (ARRSH);

Teuta Vodo — Zëvendësminsitre e Brendshme;

Toni Gogu — Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ish-Zëvendës Minsitër i Drejtësisë;

Vjollca Braho — Drejtoreshë e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;

Xheni Hatillari — aktiviste rinore.