Mosbindja civile, Policia nis shoqërimet e protestuesve/ Në Elbasan u ndaluan 12 persona
29 Tetor 2024
Policia ka shoqëruar 12 protestues, në përfundim të protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, në kuadër të mosbindjes civile.
Gazetari i News24, Fatmir Popja, bëri të ditur se policia shoqëroi protestuesit pas incidenteve të shënuara rreth orës 19.00.
Shoqërimini tyre u bë pasi si shkak i tensioneve në rrethrrotullimin e Bradasheshit, pati përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.