Mosbindja Civile, policia përplaset fizikisht me protestuesit! Ndërhyjnë Gazment Bardhi dhe Luan Baçi: Deputetet goditën me gusht në bark
23 Dhjetor 2024
Përplasjet e para janë regjistruar në protestën e sotme të opozitës. Protestuesit janë përplasur fizikisht me punonjësit e policisë, pasi këta të fundit kanë tentuar për t’i shpërndarë dhe zhbllokuar trafikun te sheshi Willson.
Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe dy eksponentët e PD-së, të cilët janë vendosur në këtë pikë, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Luan Baçi.
“Këta nuk janë policë, por mercenarë! Na goditën me gushte në bark”, tha Baçi.