Mosdekretimi i Cakajt/ Ish zv.kryeministrja e Kosovës deklaratë surprizuese ndaj presidentit Meta. –
Mosdekretimi i Cakajt/ Ish zv.kryeministrja e Kosovës deklaratë surprizuese ndaj presidentit Meta. –
10/01/2019 – 15:14.
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka përshëndetur vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mos dekretuar në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, Gent Cakajn.
Sipas Tahirit, vendimi i Metës është vizionar dhe në mbrojte të kufijve të Kosovës. Ajo shprehet se nuk u dekretua kandidati për ministër të Jashtëm që ishte pro përpjekjes për të prekur kufijtë.
“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës.
Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshem dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, shkruan Edita Tahiri.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/