Moska ka një “as në mëngë” që mund të minojë planin “franko-gjerman”. – Edhe nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë marrëveshjen që kërkon Perëndimi. – Rolin kryesor e ka zëvendësuesi i Putinit
13 Shkurt 2023
Mediat serbe shkruajnë se Rusia mund të dëmtojë marrëveshjen eventuale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës bazuar në planin evropian duke vënë veton për hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në këtë mënyrë me “konfliktin e ngrirë” në Kosovë do të ruante ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, analistët besojnë se hyrja e Kosovës në OKB nuk do të jetë temë për të paktën pesë apo gjashtë vjet të tjera. “A do të nënkuptonte një marrëveshje e mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në planin evropian, fundin përfundimtar të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor”? Kjo është një pyetje që lind pasi Perëndimi përpiqet me nxitim të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura në rajon, shkruan media serbe “Blic”.
Levat e Rusisë në Serbi
Është sekret i hapur se çështja e pazgjidhur e Kosovës, së bashku me energjinë, është një nga dy levat e ndikimit që Rusia ka në Serbi. Në këtë drejtim, çdo normalizim i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk i përshtatet Moskës. Profesori në Shkollën Ekonomike të Londrës James Kerr-Lindsay zbuloi se Moska ka një “as në mëngë” edhe nëse negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës bazuar në planin evropian japin fryte. Siç shpjegoi ai, edhe nëse Serbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB, “nuk është njësoj sikur ta bindësh Rusinë që ta lejojë Kosovën të bëhet anëtare”. “E vetmja mënyrë që do ta vendoste Moskën në një pozitë më të vështirë është nëse Serbia e njeh Kosovën”, tha Kerr-Lindsay.
Hyrja e Kosovës në OKB
Megjithatë, ish-diplomati Srecko Gjukiç beson se është ende herët të flitet për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe se situata gjeopolitike me siguri do të ndryshojë deri atëherë. “Kjo pyetje është në një shkop të gjatë dhe do të jetë temë për të paktën pesë ose gjashtë vjet. Pse? Sepse sot Rusia është vendi më i izoluar në botë. Moska nuk ka komunikim me Perëndimin për asnjë nga çështjet më të rëndësishme, përfshirë Kosovën. Askush nuk është i gatshëm ta pyes Rusinë nëse është për anëtarësimin e Kosovës në OKB”, vlerëson Gjukiç. Siç thotë ai, kjo temë do të jetë në rend dite vetëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë.
Çështja është se si do të duket situata gjeopolitike atëherë, marrëdhëniet midis Rusisë dhe pjesës tjetër të botës dhe kush do të ulet në pushtet në Kremlin. “Vetëm atëherë Rusia do të ri-inkorporohet në marrëdhëniet ndërkombëtare në një mënyrë ose në një tjetër. Pra, hyrja e Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk është urgjente, por do të thoja një çështje afatmesme apo afat të dytë, edhe pse lufta në Ukrainë e përshpejtoi atë”, analizon Gjukiç. “Evropa iu përgjigj çdo sfide të Rusisë, mbeti vetëm Kosova” Ish-diplomati vëren se pas pushtimit rus, Evropa është e zënë me mbylljen e çështjeve të hapura. Evropa është unike, dhe praktikisht i vetmi vakum i sigurisë është çështja e hapur e Kosovës. Prandaj Evropa po përpiqet ta mbyllë. BE-ja iu përgjigj çdo sfide tjetër. Moska priste që BE dhe NATO të shpërbëheshin për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo nuk ndodhi. Gjithashtu, Rusia mendoi se do të shkaktonte një krizë energjetike në BE dhe se Perëndimi do të binte në gjunjë dhe do të lypte naftën dhe gazin rus, por as kjo nuk ndodhi”, thotë Gjukiç. Ai thotë për “Blic” se plani evropian për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është vetëm agjendë politike dhe nuk është ligjërisht obligativ. “Ai plan nuk flet për njohje reciproke. Përmendet hyrja në organizatat ndërkombëtare, por nuk përmendet se cilat dhe kur do të ndodhte kjo. Me zbatimin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, procesi i integrimit evropian të Serbisë me siguri do të përshpejtohet”, përfundon Gjukiç.
Çfarë thotë Kosova për planin franko-gjerman
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar detajet e propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilin gjatë kësaj jave tha se Prishtina tashmë e ka pranuar në parim. Kurti ka thënë se propozimi franko-gjerman, tashmë i njohur si plani i BE-së, nuk është marrëveshje përfundimtare, por marrëveshje bazë, të cilën Kosova e konsideron bazë të mirë për bisedime të mëtejshme. Kurti ka thënë se në propozim ka paragrafë që i referohen njohjes faktike.