Moti bën kthesën e papritur! Drejtoria e Përgjithshme Detare jep ALARMIN: Kujdes në këto zona! CIKLONI po afrohet, ja çfarë pritet
Moti bën kthesën e papritur! Drejtoria e Përgjithshme Detare jep ALARMIN: Kujdes në këto zona! CIKLONI po afrohet, ja çfarë pritet
16 SHTATOR 2020
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se pritet të përkeqësohet moti në zonën e Detit Jon në veri.
Ditën e premte vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta me drejtim veri, veri-perëndim dhe veri-lindje.|
Drejtoria e Përgjithshme Detare bën apel që të gjitha subjektet që ushtorjnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundhsëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Postimi i plotë:
Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!
Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Gazeta Sot