Moti bën kthesën e papritur për nesër, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës
1 Janar 2025
Shqipëria do të përballet nesër me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të fillojnë në orët e para të mëngjesit, kryesisht në veri dhe jug, duke u përhapur më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Pasdite do të nisin reshjet e borës, fillimisht në Alpe me intensitet mesatar deri në stuhi, ndërsa në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje më të lehta, herë-herë me intensitet mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 6 metra për sekondë. Në disa zona, sidomos në lugina dhe bregdet, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 12 metra për sekondë, e shoqëruar me valëzim të lehtë në det.
Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të ulëta. Në zonat malore parashikohen vlera nga -4 deri në 9 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga -4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare pritet të variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius.