Moti i keq –  ARRSH informon mbi gjendjen e akseve: Lëvizni me goma dimërore, ja rrugët ende të bllokuara

14 SHKURT 2021

Moti i keq me ngrica dhe reshje të dendura dëbore ka sjellë një sërë problematikash në vend, ku shumë akse kryesore kanë qenë të bllokuara.

Ndërkohë, me një njoftim, Autoriteti Rrugor bën me dije se duke patur parasysh temperaturat shumë të ulëta, në të gjitha akset në vend rekomandohet lëvizja me goma dimërore.

Mbeten ende të bllokuara akset Trebisht-Doganë dhe Ura e Çerenecit-Klenjë, për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.

Në veri të vendit, rekomandohet lëvizja me zinxhirë në akset: Bicaj-Bushtricë, K.Domaj-Draje Rec, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Ura e Cerene-Klenje dhe Qafl Mali–Fierzë

Në rajonin qendror rekomandohet qarkullimi me zinxhirë në akset: Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik-Steblevë.

Pjesërisht me zinxhirë në K.Zëmblak-Goricë dhe Rruga e Krrabës.

Në qarkun e Korçës, temperaturat janë -10 gradë në këto momente, ndërsa rekomandohet lëvizja me zinxhirë në akset: Përrenjas–Qafë Plloçë, Qafë Thanë–Doganë, Rruga e Dardhës, Voskopja dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta.

Gazeta Shqip